Bilanci i “call center-it” të Tatimeve: 30 mijë telefonata me biznesin në periudhën 1 janar-15 mars

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero, zhvilluan një vizitë në zyrat e shërbimit të tatimpaguesve për promovimin e Qendrës së Thirrjeve (Call Center) për Tatimpaguesit, shërbimi më i ri në ndihmë të sipërmarrjes. Referuar të dhënave zyrtare, janë mesatarisht 30 mijë telefonata të realizuara në periudhën 1 janari deri me 15 mars 2017. Janë mesatarisht 1000 tatimpagues në ditë që telefonohen nga Qendra e Thirrjeve për Tatimpaguesit dhe mbi 50 sipërmarrje në ditë kërkojnë asistencë nga qendra e thirrjeve përmes thirrjeve hyrëse.
Ministri Ahmetaj u shpreh se ky shërbim i ri për tatimpaguesit është një tjetër nismë në vazhdën e punës së nisur me thjeshtimin e prcedurave tatimore në kuadër të fazës së dytë e të tretë të luftës kundër informalitetit, e fokusuar tashmë tek komunikimi i përditshëm, intensiv, me sipërmarrjen me qëllim nxitjen e pajtueshmërisë me ligjin dhe vetëkorrigjimin.
“Call Center për tatimpaguesit, është një shërbim në funksion të lehtësimit të procedurave tatimore. Është një risi në shërbimin që ofron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe funksionon në dy mënyra kryesore. Pikë së pari këtu operatorët dhe specialistët, informojnë sipërmarrjen për të gjitha problematikat që mund të dalin gjatë punës së përditshme, pra, lehtëson proçedurën nëpërmjet punës nga zyra dhe komunikimit nga zyra me sipërmarrjen. Në të njëjtën kohë, sipërmarrja ka mundësinë të pyesë specialistët e shërbimit të tatimpaguesve online, për të marrë përgjigjet e duhura në kohë reale, apo për t’u orientuar në Drejtoritë Rajonale për çështje specifike që kanë nevojë për këshillim apo për orientimi. Frytet e para të punës duken qartë, vetëm në shkurt janë njoftuar nga kjo qendër 25 mijë tatimpagues të biznesit të vogël dhe reagimi ka qenë jashtëzakonisht shumë pozitiv. Besoj që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po bën një punë shumë të mirë për të përmirësuar cdo ditë imazhin e punës së vet, por edhe duke përmirësuar cdo ditë komunikimin me tatimpaguesit. Ne besojmë që nëpërmjet komunikimit të rrisin vullnetarizmin në pagesa dhe qatësimin e të gjithë proçedurave” tha Ministri Ahmetaj.
Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero u shpreh se ky është një shërbim i ri, i pari i këtij lloji që u ofrohet tatim paguesve.
“Unë do të doja të nxisja të gjithë tatimpagesit për të përdorur shërbimet tona online, sepse sigurisht që janë shërbime profesionale, por nga ana tjetër shkurtojnë kohe dhe kosto për të mos u paraqitur pranë sporteleve tona, por për t’i vijuar ato nëpërmjet shërbimeve të përmirësuara online. Gjithashtu I ftoj qytetarët, bizneset, tatimpaguesit të na ndihmojnë me sugjerimet e tyre për t’u përmirësuar, sepse sigurisht mendimi i tyre është shumë i vlefshëm për ne, na ndihmon në përmirësimin e punës sonë të përditshme” tha Vjero.
Tatimpaguesit mund të telefonojnë në numrin e gjelbër pa pagesë: 0800 00 02.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.