Bilanci i MZHETTS – 5.5 milionë lekë për proceset gjyqësore, lista me shpenzimet
Vendimet e proceseve gjyqësore janë kthyer në një problem për institucionet në vend, duke sjellë kështu kosto financiare, e cila është mbartur ndër vite.
Por me zbatimin e planit për të mos akumuluar më detyrime të prapambetura duket se ka një angazhim të ministrive për të likuiduar këto detyrime në kohë.
Vetëm Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes likuidoi 5.5 milionë lekë detyrime të prapambetura për procese gjyqësore gjatë vitit 2016.
Njëkohësisht me këtë proces duket se është ndjekur edhe ai i pagesës së detyrimeve të energjisë sidomos për institucionet e varësisë.
Ministria nga ana tjetër ka përfshirë në listën e saj të shpenzimeve shoqëritë në vështirësi financiare, të cilat i ka asistuar me të paktën 11.3 milionë lekë.
Të gjithë këto shpenzime janë bërë nga të ardhurat jashtë limitit.
Në raportimin e saj Ministria e Zhvillimit Ekonomik përfshin edhe dy institucione të rëndësishme siç është ajo e Metrologjisë dhe Patentave dhe Markave të cilat kanë përfituar nga të ardhurat jashtë limitit në masën 8.7 milionë lekë dhe 6.2 milionë lekë.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.