Bilanci 9 mujor i shërbimeve në Tatime- Tatimpaguesit “braktisin” sportelet, preferojnë rrugën elektronike!
Tatimpaguesit kanë dy mënyra për të marrë shërbimet, atë elektronike përmes portalit e-Albania dhe atë të vizitës direkte në sportelet e drejtorive tatimore.
Referuar të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rezulton se në rrugë elektronike, në periudhën janar-shtator 2018, janë dhënë 543 mijë e 801 vërtetime nga administrata tatimore.
Në këtë mënyrë janë reduktuar kontaktet me administratën, radhët e gjata dhe koha e pritjes. E sa i përket vizitave direkte në sportele, rezulton se për periudhën janar – gusht 2018 janë dhënë në total 26 mijë e 871 vërtetime.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.