Miliarderët si Soros dhe Pritzker kërkojnë taksa mbi pasuritë e tyre!
Disa nga njerëzit më të pasur në SHBA po bëjnë thirrje për një taksë federale të pasurisë.
Financuesi George Soros, trashëgimtari Regan Pritzker dhe bashkë-themeluesi i kompanisë Abigail Disney dhe Facebook Inc. Chris Hughes janë ndër ata që po bëjnë thirrje për krijimin e taksave për të ndihmuar në adresimin e pabarazisë në të ardhura dhe sigurimin e fondeve për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe çështjet e shëndetit publik.
“Po shkruajmë për të thirrur të gjithë kandidatët për president, qofshin ata republikanë apo demokratë, për të mbështetur një taksë të pasurisë për 1% më të pasur të amerikanëve – për ne”, shkruajnë ato në letrën e formuluar.
Kandidatët presidencialë, Elizabeth Warren, Pete Buttigieg dhe Beto O’Rourke e mbështesin idenë. Warren ka propozuar një taksë prej 2% mbi asetet prej 50 milion dollarë ose më shumë, dhe 1% mbi asetet mbi 1 miliard dollarë. Është vlerësuar të gjenerojë rreth 3 trilionë dollarë në të ardhurat tatimore për 10 vjet.
Tatimi i pasurisë nuk pranohet nga të gjithë demokratët, sepse shumë besojnë se do të ishte e vështirë të vlerësohej objektivisht vlera e pasurisë, sikurse veprat e artit dhe bizhuteritë. SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.