Bill Gates dhuron 40 mln dollarë për të krijuar lopën “perfekte” – Më shumë qumësht dhe mbijeton në klimat e nxehta

Themeluesi i Microsoft Bill Gates ka dhuruar 40 milionë dollarë një organizate private për të kryer kërkime gjenetike për krijimin e një lope, e cila mund të prodhojë më shumë qumësht dhe të mbijetojë në klimat e nxehta.
Një lopë që i ka të gjitha
Kombinimi i gjeneve mund të jetë një mënyrë për të rritur qëndrueshmërinë e disa racave blegtorale.
Duke izoluar tiparet e dëshirueshme gjenetike nga racat e lopëve europiane dhe afrikane, gjenetistët shpresojnë të krijojnë një lopë që prodhon sasi të mëdha të qumështit dhe gjithashtu është në gjendje të përballojë temperatura jashtëzakonisht të larta.
Për këtë qëllim, 40 milionë dollarë nga Bill Gates i ka marrë organizata kërkimore “GALVmed” me bazë në Edinburg.
“Ju mund të keni një lopë që është katër herë më produktive me të njëjtën mbijetesë”, tha Gates për Times.
“Krijimi i lopëve që mund të mbijetojnë temperaturat më të nxehta dhe të prodhojnë të njëjtën sasi të qumështit si llojet e tyre që banojnë në klimë më të butë do të ishte një ndihmë për fermerët në vendet me klimë të nxehtë. Nëse do të kemi rezultat, kjo arritje do të sillte shumë ndryshim në Afrikë”, tha Gates.
GALVmed ndihmon në prodhimin e vaksinave blegtorale dhe ilaçeve të aksesueshme për fermerët më të varfër në botë, dhe krijimi i një lope të tillë mund të jetë një tjetër mundësi për të përmirësuar jetesën e këtyre fermerëve.
E.Z/SCAN
Gates: Pulat, një investim i mirë për të zhdukur varfërinë globale
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.