Bima që largon karbonin 30 herë më shpejt se një pyll tropikal!

Në një përpjekje për të luftuar ndryshimet klimatike, një fushatë po synon të ripopullojë brigjet e Mbretërisë së Bashkuar me bar deti që kap karbonin. Ndërsa shumica dërrmuese (93%) e të rriturve e dinë se çfarë po shkakton ndryshimi i klimës, vetëm rreth gjysma e popullsisë është e vetëdijshme për kapjen e karbonit dhe përdorimin e tij në kthimin e efekteve dëmtuese të ngrohjes globale.
Kapja e karbonit është procesi me të cilin dioksidi i karbonit largohet nga atmosfera. Kjo mund të bëhet me teknologji inovative ose me çdo gjë që fotosintezon, si një pemë. Megjithëse shpesh mendojmë për pyjet e mëdha tropikale si Amazona si vendimtare për kapjen e karbonit, burimet më të vogla natyrore luajnë gjithashtu një rol të madh.
Një shembull i shkëlqyeshëm është bari i detit, bima në rrënjë të fushatës së WWF Force for Nature. Jo vetëm që livadhet e barit të detit kapin karbonin, por kërkimet e fundit tregojnë se saharoza grumbullohet nën to në përqendrime rreth 80 herë më të mëdha se sa mendohej më parë. Prania e kësaj substance të ngjashme me sheqerin është dëshmi se bima përfaqëson një nga rezervat më të mëdha globale të karbonit organik.
“Bari i detit kap karbonin në të njëjtën mënyrë si bari në tokë. Thjesht fotosintezon energjinë e diellit për të prodhuar energji”, thotë Alec Taylor, kreu i programit klimatik të përdorimit të tokës për WWF.
Deti është veçanërisht i mirë në korrjen e shpejtë të karbonit, duke punuar mbi 30 herë më shpejt se një pyll tropikal në tokë, shpjegon Taylor. Meqenëse bari i detit mund të qëndrojë i patrazuar nën ujë, ai gjithashtu mund të largojë karbonin për mijëra vjet.
“Ndërsa një pemë mund të kap karbonin, kur ajo pritet, karboni lëshohet përsëri në atmosferë. Bari i detit mund ta mbajë atë dhe e zhyt atë në rrënjë.” Bari i detit është gjithashtu i shkëlqyeshëm për krijimin e një habitati për peshqit e rinj dhe krijimin e ekosistemeve të bukura për t’u shijuar nga zhytësit dhe jo vetëm. AP
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.