BioNTech: Dozat për fëmijët 12-15 vjeç do të jenë gati në qershor. Fushata e vaksinimit mund të nis që këtë verë

Kompania farmaceutike gjermane BioNTech ka njoftuar se vaksina e saj Covid, e prodhuar në bashkëpunim me Pfizer, do të jetë në dispozicion për moshat 12-15 nga qershori. CEO i kompanisë, Ugur Sahin, i tha të përjavshmes Der Spiegel se ai ishte “në fazën e fundit” të përgatitjes për aplikimin e miratimit të EMA. Vlerësimi i testeve “zgjat mesatarisht katër deri në gjashtë javë”, shtoi ai.
Nëse situata nuk ndryshon dhe “diçka atipike” nuk ndodh dhe nëse ka autorizime, “fëmijët mbi 12 vjeç mund të vaksinohen më së voni në pushimet e verës” në Gjermani, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në konferencën për shtyp në Berlin.
Spahn shpjegoi se vaksinimi i fëmijëve do të bënte “një ndryshim të rëndësishëm”. “Le të shohim se si midis moshave 6 dhe 20 ka tani një zhvillim hiper-proporcional të sëmundjes,” shtoi ai. (ANSA)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.