BioNTech shton kapacitetin e prodhimit. Fabrika në Marburg do kontribuojë në 2.5 mld doza deri në fund të 2021
BioNTech dhe Pfizer do të rrisin kapacitetin e manifakturës të vaksinës së Covid-19 në 2.5 miliardë doza deri në fund të vitit 2021, sipas kompanisë gjermane, që projektoi të ardhura nga shitjet në 10 miliardë euro nga produkti këtë vit. Pfizer ka thënë më parë se pritet të prodhojë mes 2.3 -2.4 miliardë doza këtë vit. BioNTech përmendi fabrikën e re në qytetin gjerman Marburg dhe një zgjerim të rrjetit tek palët e treta dhe furnitorët, si një nxitës të volumit më të madh. Deri në Javën e kaluar, mbi 200 milionë doza të produktit, të njohur si BNT162b2, janë ofruar tek mbi 65 shtete, ndërkohë që porositë e nënshkruara për dërgesa në vitin 2021 arrijnë në 1.4 milionë doza, sipas BioNTech.
Përpjekjet për të shtuar prodhimin tek fabrika në Marburg, ku nisi në muajin Shkurt, po bëjnë progres të madh, sipas ekzekutivit të BioNTech, Ugur Sahin. Rregullatori i barnave në BE i dha javën e kaluar BioNTevh miratim për përdorim të vaksinës së prodhuar tek fabrika, që projektohet të ketë një prodhim vjetor prej 1 miliardë dozash. Bazuar tek porositë, BioNTech pret të ardhura nga produkti prej 9.8 miliardë euro këtë vit, ç’ka reflekton shitjet direkte, shitjet tek partnerët në bashkëpunim dhe përqindja e fitimit bruto tek territoret e partnerëve. Kjo krahasohet me 270 milionë euro nga vaksina e njohur is Comirnaty, në vitin e kaluar.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.