Birra gjermane në krizë – Tre arsyet se përse nuk dominon më botën
Nuk ka rëndësi se rritja ekonomike është në rekord e po ashtu edhe papunësia, në nivelin më të ulët në histori, pasi Gjermania është në mes të një krize; krizën e birrës, Gjatë dhjetë viteve ët fundit, birra gjermane ka vuajtur hegjemoninë e konkurrencës daneze, si Carlsberg apo holandezëve të Heineken.
Këto të dhëna vijnë ne prag të Oktoberfest ku 6 milionë persona parashikohet të konsumojnë rreth 600 milionë euro birra. Arsyeja kryesore e rënie së birrës bionde gjermane është demografiko-kulturore.
Popullsia gjermane po plaket dhe 60-vjeçarët padiskutim që nuk mund të konsumojnë të njëjtat sasi birre me një 40-vjeçar. Madje edhe këta të fundit nuk janë në nivelet e 40-vjeçarëve të 20 viteve më parë.
Pavarësisht kësaj, Gjermania vijon të jetë tregu i pestë në botë për nga konsumi i birrës. Rënia e konsumit të birrës në Gjermani ka filluar që prej vitit 1976. E që prej atëherë, trendi është i pakthyeshëm.
Vetëm se së fundmi është bërë shumë më shqetësues si fenomen. Kompanitë që operojnë në sektor së fundmi kanë rritur dozën e shkurtimeve të punonjësve. Arsyeja e dytë e krizës së birrës gjermane është fragmentarizimi i tregut. Në Gjermani ka plot 6000 marka birre.
Edhe po të provosh nga një të ndryshme çdo ditë, do të duheshin 16 vite për t`i provuar të gjitha. Një arsye tjetër është ajo se, simboli i hegjemonisë gjermane dikur, birra, tashmë nuk është më e tillë. Birra gjermane nuk dominon më botën dhe Gjermania ka humbur betejën me Holandën, Belgjikën apo Danimarkën, me armën e saj më të fortë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.