Bitcoin bie në 6.000 dollarë duke udhëhequr rënien e cryptocurrency në tregjet globale / Shkak koronavirusi
Bitcoin pësoi tronditje të enjten dhe ra nën 6,000 dollarë për herë të parë që nga maji në mes të një krize më të madhe të tregut global, pasi investitorët kanë panik për përhapjen e koronavirusit.
Cryptocurrency ra në 5,705,31 $, sipas të dhënave të Bloomberg. Më vonë të enjten në mëngjes, çmimi kishte rikuperuar disa nga humbjet e tij dhe tregtonte rreth 5,960 dollarë, ulur rreth 25% krahasuar me të mërkurën.
Monedha më e madhe dixhitale udhëhoqi një mori monedhash të tjera në këtë rënie. Ethereum, Litecoin dhe Ripple gjithashtu iu ul vlera të enjten.
Dosti Banushi – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.