Bitcoin humbet mbi 1/5 e vlerës së saj në më pak se 24 orë
Monedha digjitale Bitcoin, u ul me 8 për qind në bursën e Bitstamp, duke arritur saktësisht 9 000 dollarë. Kështu, shënoi një rënie prej më shumë se 2 000 dollarë në më pak se 24 orë.
Rritja e saj e shpejtë ka nxitur paralajmërime nga një burim investitorësh të shquar se kishte arritur territorin e ‘flluskave’, ndërsa zëvendësguvernatori i Bankës së Anglisë tha të mërkurën se investitorët duhet të ‘bëjnë detyrat e shtëpisë’ para se të investojnë në monedhën digjitale.
Rënia e Bitcoin ka ulur çmimet e kriptomonedhave të tjera, si Ethereum, që është rivali më i madh i tij, duke rënë deri në 19 për qind brenda ditës, sipas Coinmarketcap.
Bitcoin është ende në rrugën e duhur për një rritje të çmimit prej më shumë se 40 për qind, raporton Reuters
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.