Bitcoin ka rënë me 10% në shtatë ditë- A është vërtet më i qëndrueshëm?

Bitcoin si edhe tregu i kripto monedhave për vite me radhë ka “luftuar” për të qenë më i qëndrueshëm. Gjatë 12 muajve të fundit, bitcoin është rritur nga 5.000 dollarë në afër $ 20.000,kjo përpara se binte ndjeshëm përsëri gjatë këtij viti. Çmimi i bitcoin tani po rri i “ngrirë” rreth vlerës prej 7,000 dollarësh.
Së shpejti, Komisioni i Sigurisë dhe Shkëmbimit të SHBA-së (SEC) do të marrë vendimin nëse do të japë miratimin për një fond të tregtueshëm me bitcoin – diçka që e ka refuzuar paraprakisht për shkak të frikës në lidhje me ndryshimet ekstreme të bitcoin-it dhe manipulimit të çmimeve. Një fond shkëmbimi me bitcoin do ta bënte më të lehtë për investitorët që ta blinin atë dhe kripto monedhat e tjera të cilat janë pothuajse të lidhura me bitcoin. Përpara vendimit të SEC, firma e teknologjisë tregtare të kripto monedhave SFOX ka zbuluar se ka pasur një ulje në luhatjet e çmimeve në shkëmbimet dixhitale të aseteve këtë vit, duke sugjeruar se hyrja e Wall Street në treg po e bën bitcoin më të qëndrueshëm. Sipas SFOX ndryshimet në çmim mes bitcoin dhe kripto monedhave nuk janë më shumë se një e dhjeta e 1%,.
“Përpara se ndërmarrjet institucionale të tregtonin në mënyrë aktive kripto monedha ose të përfshiheshin shumë në luhatjet e çmimeve të bitcoin varionin deri në 4.5%”, tha Danny Kim, përgjegjësi për rritjen në SFOX për Business Insider.
Gjigantët e Wall Street si Goldman Sachs dhe ICE, kompania mëmë e Bursës së Nju Jorkut, kanë sinjalizuar se janë të prirur të fillojnë shkëmbimet e kripto monedhave mes klientëve ndërsa menaxherët e parave kane filluar të hyjnë në treg. Megjithatë, ka pasur një ndryshim të madh në tregtinë e bitcoin këtë vit: pozicionet e shkurtra të Bitcoin kanë pasur rritje të larta dhe shumë luhatje gjatë muajit të kaluar, duke bërë tregtarët të heqin dorë nga shpresa se bitcoin do të ruajë çmimin aktual prej 7,200 dollarë.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.