Bitcoin kalon nivelin e 23,000 USD. Arsyeja kryesore për çmimin rekord përflitet kërkesa nga investitorë institucionalë
Bitcoin shënoi një rekord të ri të lartë sipër 23,000 dollarë këtë javë, duke vazhduar performancën e fortë që i ka trefishuar vlerën këtë vit. Valuta dixhitale u rrit me 12% në 23,421, sipas ofruesit të të dhënave mbi tregun e kriptovalutave, CoinDesk. Bitcoin theu nivelin e 20,000 dollarëve ditën e Mërkurë.
Mbështetësit e kriptovalutave kanë thënë se kjo vjen prej rritjes së kërkesës nga investitorët institucionalë, që po e përdorin valutën si mbrojtjte kundër inflacionit, në një kohë të stimujve të jashtëzakonshëm të koronavirusit. Performanca e Bitcoin në vitin 2020 ka rikujtuar vëzhguesit e bursave për vitin 2017, ku thuajse preku 20,000 dollarë, e më pas u tërhoq ndjeshëm në nisje të vitit të ardhshëm. Megjithatë, fansat e kriptovalutave thonë se rritja e këtij viti po nxitet nga blerësit institucional e të besueshëm, ndryshe nga spekulimet e vitit 2017.
Kompani të mëdha financiare si PayPal dhe Fidelity, kanë blerë bitcoin këtë vit, duke besuar tek kriptovaluta. Performanca e fortë ka bërë që disa analistë të japin parashikime të larta për vlerën e Bitcoin, por duhet theksuar se të njejtat thirrje u bënë edhe gjatë vitit 2017. Skeptikët e shohin kriptovalutën sikur nuk përfaqëson ndonjë vlerë, me investitorë si Ëarren Buffet, që kanë thënë se tregtimi i bitcoin është i ngjashëm me bixhoz.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.