Bitcoin rimëkëmbet lehtë / Limitohet nga rregulloret e ashpra në Kinë mbi kriptovalutat

Bitcoin është rimëkëmbur lehtë nga rënia e frikshme e sesionit të kaluar, ku preku nivelin më të ulët në 4 muaj, por është limituar përsëri prej mbikëqyrjes më të ashpër në Kinë dhe shqetësimeve mbi përmasën e investimeve me borxh (leverage) në botën e kriptovalutave.
Bitcoin, kriptovaluta më popullore u rrit në 8.75% në 40,000 dollarë, pasi humbi 14% një ditë më parë, në nivelin më të ulët që prej Janarit. Monedha tjetër rivale, ethereum, u rrit me 6.6% në 2,600 dollarë, por në një tregti tjetër të luhatur, pasi humbi 28% në 24 orët e fundit. Përmbysja e kësaj jave ishte lëvizja më e madhe ditore në përqindje në më shumë se 1 vit, ndërkohë që investitorët mbyllën pozicionet e hapura në platforma. Faktori i fundit ishte një deklaratë nga grupet e industrisë financiare në Kinë, ku lajmëroi ndalimin e institucioneve që të ofrojnë regjistrime, tregti, klerim dhe shlyerje pagesash nëpërmjet kriptovalutave. Përveç kësaj, bitcoin ka qenë në presion për thuajse 1 javë, pas një serë postimesh në Twitter nga ekzekutivi i Tesla, Elon Musk, ku ndaloi edhe pranimin e bitcoin si mjetë pagese tek Tesla.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.