Bitcoin shënon rënie vetëm disa orë pas vendosjes së një rekordi tjetër
Bitcoin ka shënuar një rënie deri në 14.566.81 dollarë ditën e djeshme, sipas Coin Desk. Kjo ishte një rënie me 14 për qind nga një ditë më parë, ku arriti rekordin e ri mbi 19 000 dollarë.
Çmimi në Coinbase, një nga këmbyesit më të mëdhenj në SHBA të Bitcoin, shpesh është një çmim mbi platformat e tjera. Ritmi i fundit më i lartë erdhi pasi Bitcoin arriti vlerën 12 mijë dollarë të martën me një rimëkëmbje të shpejtë nga një rënie prej 20 për qind javën e kaluar. Monedha dixhitale e filloi vitin nën 1000 dollarë dhe fitimet e saj u përshpejtuan pasi u rritjes së interesimit të investitorëve.
CME, bursa më e madhe në botë po ka njoftuar planet për të listuar së shpejti kontrata ‘futures’ të Bitcoin. Ndërkohë, nga ana tjetër edhe rivali Cboe po ashtu është shprehur se do të nisë kontratat ‘futures’ të hënën.
Kjo shënon një hap tjetër drejt krijimit të monedhës dixhitale si një klasë aktive legjitime.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.