Bixhozi, tërhiqet mazhoranca – Nuk do dënohen lojtarët, burg deri 5 vite për organizatorët e zyrtarët që i lejojnë
Mazhoranca është tërhequr nga versioni fillestar i ndryshimeve në Kodin Penal që parashikonte dënime të ashpra si për organizatorët e lojërave të jashtëligjshme të fatit, ashtu edhe për lojtarët. Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka vendosur që të lërë jashtë dënimeve lojtarët, ndërkohë që organizatorët do dënohen deri me 5 vite heqje lirie.
Masat të ashpra parashikohen edhe për zyrtarët që lejojnë zhvillimin e lojërave të paligjshme të fatit.
Komisioni Parlamentar i Ligjeve po shqyrton një seri ndryshimesh në Kodin Penal, të cilat parashikojnë ashpërsim të masave ndëshkuese për një seri veprash të cilat aktualisht dënohen me gjoba e masa administrative.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.