Bizhuteritë më të shtrenjta në botë/ Ja cilat janë ‘fatlumet’ që i mbajtën

Aksesorët për një femër janë një detaj shumë i rëndësishëm e në të shumtën e rasteve një veshje nuk është kurrë e mjaftueshme pa një bizhuteri që e plotëson dhe jep ndjesinë e të ndjerit bukur.
Megjthatë disa femra njhen për aksesorët më të kushtueshëm e më të rrallë.
Unaza e princeshë Dajanës
E gjitha me zafir, dhe e blerë me vlerën 348.488 dollarë kjo unazë u kthye në një nga modelet më të preferuara të femrave, edhe pse vetëm Kate Middleton pati fatin e madh ta mbajë në dorën e saj si dhuratë nga bashkëshorti.
Gjerdani i Mbretëreshës Maria Jose, i cili është i bërë i gjithi nga 50 smerald dhe diamantë.
Balerina spanjolle Anits Delgago pati fatin e madh të mbante një varëse me një diamant të rrallë blu 6.01 karat. Megjithatë balerina nuk e mbajti më gjatë se një ditë pasi varësja ishte tepër e rëndë.
E ndërsa flasim për bizhuteritë më të shtrenjta në botë, një të tillë ka patur edhe mbretëresha Mary e Rumanisë. Spila e saj njihet si një nga aksesorët më të shtrenjtë në botë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.