Bizneset amerikane, apel Uashingtonit të përdor çdo mjet të mundshëm në tregtinë me Kinën

Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin “çdo shigjetë” që kanë për të siguruar një fushë të barabartë loje me Kinën. Është kjo kërkesa e bizneseve amerikane, të cilat paralajmërojnë se viti 2017 mund të jetë më i vështiri i dekadave të fundit për kompanitë vendase.
“Politikat e Kinës për të mbështetur kompanitë kineze dhe për të krijuar gjigandë kombëtarë kanë ngushtuar hapësirën për kompanitë e huaja”, thuhej në raportin vjetor të klimës së biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kinë.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se është bërë një premtim gjatë takimit Trump-Xi për të ulur deficitin tregtar të SHBA-së me Kinën, i cili arriti në 377 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Por dhoma e tregtisë mendonte se më shumë vëmendje do t’i kushtohej edhe aksesit të kompanive amerikane në Kinë.
“Tani praktikisht po rekomandojmë që të përdoret çdo shigjetë e mbetur, të lutem përdorni çdo shigjetë të mundshme, edhe me rrezikun se disa nga këto masa mund të rezultojnë kundër nesh”, tha kryetari i dhomës William Zarit.
Grupet amerikane të biznesit duan që Uashingtoni zyrtar të veprojë ndaj pabarazisë në treg, por pa shtyrë dy ekonomitë më të mëdha në botë drejt një lufte tregtare.
Ndërkohë, ministri i jashtëm kinez është shprehur se Kina është e përkushtuar për të hapur edhe më tej ekonominë e saj. Shpejtësia e këtij procesi sipas tij është shumë e dukshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.