Bizneset artizanale, mundësi për rritje – Organizata italiane FenImprese, asistencë për logon “Made in Albania”!
Bizneset e vogla dhe të mesme artizanale në Shqipëri do të marrin asistencë të veçantë për t’u zhvilluar më tej dhe për tu bërë konkurrente edhe në rajon e më gjerë.
Organizata jofitimprurëse italiane “FenImprese” e cila ka në fokus rritjen e bizneseve të vogla artizanale në fusha të ndryshme të ekonomisë, synon të zgjerohet në vendin tonë, duke parë potenciale të mëdha tek kjo kategori.
FenImprese është krijuar një dekadë më parë dhe ka qenë në krah të rritjes së bizneseve të vogla dhe të mesme në Itali, me 16 seli në rajone të ndryshme të vendit.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.