Bizneset e vogla drejt falimentit, Basha: Shkak gjobat dhe vënia e TVSH-së
Kreu i opozitës ka folur në foltoren e Parlamentit, pas akuzave të bëra nga kreu i qeverisë. Kryedemokrati Basha foli për presionet e tatimorëve ndaj biznesit, mbylljen e bizneseve të vogla nga gjobat dhe futja e TVSH-së për to.
Ai është shprehur se sikur të ndodhte që qeveria e Ramës të drejtonte në 2005 nuk do kishte asnjë investim të huaj dhe qindra persona do të ishin të papunës.
“Abuzimi i tatimorëve dhe presioni i tyre ndaj biznese ka qenë dhe do të jetë në qendër të denoncimeve të opozitës, sa i padrejtë dhe paligjshëm është presioni që ata i bëjnë biznesit. Meqë foli për vitin 2005, po i ftojmë sot shqiptarët të mendojnë sikur atë vit të kishte ardhur Edi Rama në pushtet, në vend se të burgoseshin bandat e rrezikshme, do i bënte ata biznesmenë. Imagjinoni sikur të ishte ky në pushtet në 2005 dhe të katandiste integrimin evropian të Shqipërisë, siç e ka katandisur sot, nuk do i hiqeshin vizat shqiptareve. Imagjinoni sikur Shqipëria të mos kishte asnjë investim të huaj që nga vitit 2005, sikurse nuk ka pasur asnjë investim të huaj në këto katër vite. Imagjinoni të mos kishim as investimin e gazsjellësit TAP apo hidrocentralin e Devollit. Imagjinoni dhjetëra, qindra, apo mijëra punonjës do të ishin papunë”, tha Basha.
Kreu i opozitës foli për dëmin që po i bëhet ekonomisë përmes Partneriteteve Publike dhe Private.
“Dëmi më i rende që Edi Rama i sjell vendit është demi ekonomik. Sipas buxhetit të vitit 2017 dy janë qëllimet e politikës së Ramës i pari pastrimi i parasë së prodhuar nga droga dhe krimi. Sot qindra milionë euro janë në duart e krimit përmes PPP, duke lëne në duart e krimit rrugët, shkollat dhe spitalet”.
Kreu i opozitës theksoi gjithashtu se është shkatërruar çdo formë konkurrence dhe lirie ekonomie përmes një sistemi ekonomik të mbështetur mbi kartelet klienteliste.
“Shkatërrim i çdo forme konkurrence dhe lirie ekonomike dhe krijimin i një sistemi ekonomik i mbështetur mbi kartelet klienteliste. Qëllimi është që e gjithë ekonomia të përqendrohen në pak duar me personat e lidhur me Ramën”.
Basha tha se i është shpallur luftë biznesit të vogël, përmes gjobave dhe TVSH-së gjë që po çon këto subjekte do shkojnë drejt mbylljes.
“I është shpallur luftë biznesit të vogël, persekutohen për çdo faturë taksash. Monopolistët kanë qindra milionë euro borxhe ndaj shtetit dhe tolerohen. Bizneset e vogla po mbyllen përmes gjobave dhe tashme përmes futjes së TVSH. Ku model ekonomik po sjell shkatërrim te strukturës ekonomike”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.