Bizneset me disa nipte – Çurri: Procedura për ç’regjistrim dhe penalitete që duhet të paguajnë

Individët që kanë më shumë se një numër unik të identifikimit të tatimpaguesit NIPT duhet që brenda datës 31 gusht të këtij viti të aplikojnë në Qendrën Kombëtare të Biznesit për të mbyllur NIPT-et e tjera dhe mbajtjen e një NIPT-i kryesor.
Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Çurri, sqaron se çfarë duhet të bëjë subjekti në rastet kur nuk ka informacionin e duhur nëse nipti i tij është mbyllur dhe penalitetet që duhet të paguajë.
Nëse pas përfundimit të këtij afati konstatohet që një individ me të njëjtin numër të identifikimit personal nuk ka zbatuar këtë pikë administrata tatimore do të aplikojë vlerësimin alternativ të tatimpaguesit sipas ligjit për procedurat tatimore. Kjo nismë synon t’i japë fund evazionit të konstatuar dhe praktikës me hapjen e mbylljen e NIPT-eve për të shmangur pagesën e detyrimeve. Dejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka informuar rreth 28 mijë tatimpagues për ndryshimet fiskale të fundvitit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.