Bizneset në zona turistike mund të punojnë dhe të dielave – Maqedonia e Veriut, vendimi u miratua nga parlamenti i për tregtarët me pakicë dhe shumicë

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, miratoi ndryshimet në Ligjin për tregti me të cilin u mundësohet të punojnë të dielave dhe ditëve të festave shtetërore të gjithë shitësve me pakicë dhe shumicë në vendet turistike, të përcaktuara me Ligjin për Turizëm. Lajmi u konfirmua me anë të një postimi në profilin zyrtar të Facebook të ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Sipas tij ndryshimet në Ligjin për tregtinë pritet të stimulojnë edhe më tej aktivitetin ekonomik në vend, veçanërisht në destinacionet turistike.
Më tej ai shton se të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistika konfirmojnë rritjen e numrit të turistëve që nga fillimi i vitit dhe pritshmëritë nga rezervimet e bëra nga turistët e huaj që do të vizitojnë Maqedoninë e Veriut këtë sezon turistik, veçanërisht Ohrin dhe Strugën.
Për këtë arsye pritet dhe rritje e aktivitetit turistik në mbarë vendin. Ndryshimet në Ligjin për Tregtinë u miratuan përmes një dialogu të përbashkët në një proces gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesuara, veçanërisht në sektorin e turizmit. Punëtorët në Qendrat Tregtare që punojnë të dielave dhe ditët e festave do të paguhen shtesë.
Sipas ndryshimeve të fundit të Ligjit për tregti, dyqaneve dhe kioskave iu jepet mundësia në vendet turistike të përcaktuara me Ligjin për turizëm, të punojnë edhe të dielave dhe ditët e festave shtetërore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.