Bizneset, procedura e re për regjistrimin në QKB. Manualet për aplikim dhe dokumentet e kërkuara
Portali E-Albania publikon procedurat për regjistrimet e biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Kështu janë publikuar procedurat e aplikimit për regjistrimet e biznesit si person fizik, regjistrimet e tjera të biznesit si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, shoqëri kolektive e të thjeshta, procedurat për regjistrime të tjera të biznesit, si Shoqëri Aksionere, Degë ose Zyra të Përfaqësimit të Shoqërive të Huaja.
“Shërbimi elektronik i ndryshimit të të dhënave të regjistruara, mund t’i ofrohet vetëm një subjekti/biznesi që është i regjistruar tashmë në QKB. Aplikimi on-line për ndryshim është i ngjashëm me procedurën e regjistrimit fillestar. Mbështetur në nenin 43 të Ligjit Nr.9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III të këtij ligji”, shkruhet në portalin E-Albania.
Aplikimi
Aplikimet sipas formave ligjore:
– Regjistrime të tjera të biznesit (Person Fizik) – Klikoni këtu për manualin
– Regjistrime të tjera të biznesit (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, Shoqëri Kolektive, Komandite dhe të Thjeshta) – Klikoni këtu për manualin;
– Regjistrime të tjera të biznesit (Shoqëri Aksionare) – Klikoni këtu për manualin;
– Regjistrime të tjera të biznesit (Degëve ose Zyrave të Përfaqësimit të Shoqërive të Huaja) – Klikoni këtu për manualin.
Dokumentacioni i nevojshëm
– Formulari i aplikimit (plotësohet elektronikisht nga i interesuari);
– Dokumente të tjera shoqëruese në varësi të llojit të aplikimit.
Hapat e procedurës
– Logimi në portalin qeveritar e-albania.al me mënyrën e identifikimit “Identifikimi i qytetarëve/bizneseve me fjalëkalim: NIPT dhe fjalëkalimin (password) që administratori ka vendosur gjatë regjistrimit të biznesit.
– Ndiqni me kujdes të gjitha hallkat e procedurës për regjistrimin e ndryshimit. Për instruksione mbi procedurën e aplikimit mund të shkarkoni manualin më poshtë.
Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
QKB-ja, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të këtij ligji dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.