Bizneset që mund të filloni me aspak ose shumë pak para
Shumë individë mendojnë se sipërmarrjet, apo për tu bërë një sipërmarrës duhen shumë para e mjaft dije. Por ndonjëherë, një nismë mund të shndërrohet në një sipërmarrje të suksesshme me pak dije e ndoshta me aspak para. Më poshtë keni disa forma biznesesh të cilat nuk kanë nevojë për shumë para.
Krijime personale
Nëse jeni të talentuar në një fushë të caktuar si për shembull në pikturë apo në artit si dhe veprat artizanale. Ju mund të reklamoni e t’i shisni veprat tuaja të artit me një investim prej asgjë më shumë se materialet që ju nevojiten për ato vepra. Ekzistojnë mjaft platforma në internet të cilat ju japin mundësi të gjithë personave të talentuar që ta shfrytëzojnë talentin e tyre jo vetëm për kënaqësi por edhe si biznes.
Rishitje
Rishitja është një nga idetë më të thjeshta si dhe mjaft fitimprurëse.. Ju merrni produkte dhe i shisni për njerëzit e tjerë. Për këto produkte mund të përdorni shitjen me shumicë, e do t’ju nevojiten shumë pak para për blerjen e tyre . Por kur t’i rishisni ato do të mbeteni mjaft të kënaqur.
Shërbime shtëpiake
Shërbimet nuk do t’ju kushtojnë para për arsye se ato janë jo-materiale. Dhe nëse ju do të punoni në shtëpitë e personave të tjerë, ju nuk do t’ju duhet një zyrë për biznesin tuaj. Për shembull, ju mund të filloni një shërbim në kujdesin për fëmijët, kujdesin ndaj të moshuarve apo për kafshëve shtëpiake.
Riparime
Nëse ju keni një aftësi të veçantë, ju mund të përdorni punën tuaj të kualifikuar si burim kryesor të ardhurash për biznesin tuaj. Për shembull, nëse ju jeni një njeri “duarartë”, ju mund të kujdeseni për shtëpitë që nuk dinë shumë për riparimet. Ashtu si shërbimet në shtëpi, këto lloj punësh nuk kërkojnë nga ju që të keni një biznes fizik dhe nuk nevojitet që të investoni në ndonjë gjë, me përjashtim të mjeteve apo pajisjeve që ju do të t’ju nevojiten për të kryer punën tuaj.
Këshillime
Nëse jeni mjaft të njohur me fushën e biznesit por nuk keni një biznes tuaj për shkak të mungesës së parave, ju mund të ktheheni në këshillues për bizneset e tjera. Në fillimet e n jë biznesi këshillat nga dikush me përvojë në atë fushë janë shumë të vlefshme e paguhen shtrenjtë. Ju nuk do të harxhoni asnjë qindarkë, por do të pasuroheni falë njohurive tuaja në atë fushë, e pse jo ndoshta një ditë hapni biznesin tuaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.