Bizneset që s’kanë depozituar ende pasqyrat financiare, nga sot nis penaliteti! Çfarë mase parashikon ligji
Dita e djeshme ishte afati i fundit kur rreth 25 mijë biznese duhej të përmbushnin detyrimin për të bërë deklarimin e pasqyrave financiare, ecurisë së veprimtarisë e raporteve të auditimti për vitin 2016.
Dorëzimi i këtyre dokumenteve mund të bëhej në rrugë elektronike përmes portalit e-albania.
Por çfarë ndodh me bizneset që nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor?
Në pikën 3 të nenit 74 të ligjit “Për regjistrimin e biznesit”, parashikohet një penalitet (gjobë) në masën 15 mijë lekë për mosdeklarimin në kohë të pasqyrave financiare, raporteve të auditimit e ecurisë së veprimtarisë për vitin paardhës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.