Bizneset shqiptare në Itali/ Gati 33 mijë në 2019-ën, 3.5% më shumë se viti paraardhës
Gjatë vitit të kaluar, numri i bizneseve të huaja me pronar shqiptar në Itali është rritur me 3.5% krahasuar me vitin paraardhës, tregojnë të dhënat më të fundit të bashkimit të dhomave të tregtisë së Italisë ( Unioncamere).
Sipas këtyre të dhënave, deri në gusht të vitit 2019, në Itali regjistroheshin rreth 32901 biznese në të gjithë vendin, të cilat kanë të paktën një pronar shqiptar.
Vitin paraardhës, kjo shifër fiksohej në 31773. Rritja është e ndjeshme po ta krahasojmë me tendencën e viteve të kaluara.
Të dhënat maten duke vlerësuar që të paktën njëri prej pronarëve e ka vendlindjen në shqipëri.
Shqiptarët janë kështu komuniteti i 4-ët më i madh biznesmen në vend, mes të huajve, duke ruajtur të njëjtat pozita me vitet e kaluara.
Përqëndrimi më i madh i biznesmenëve shqiptarë në Itali raportohet në Firenze, me 5.4% të totalit.
Me situatën në të cilën po kalon Italia sot, dhe me mbylljen e të gjitha biznesve, përvec atyre thelbësore, duket se impakti i krizës së prodhuar nga Covid-19 mes emigrantëve shqiptarë të cilët kanë një biznes të vetin në vendin fqinj, do te jetë tepër i lartë, pavarësisht paketës së ndihmës shtetërore, gjë e cila më pas do të reflektohet rrjedhimisht edhe te fluksi i remitancave.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.