Bizneset “vuajnë” çmimet e referencës në dogana – Jaço: Të eliminohen tërësisht! Gazheli: 96 % e rasteve kalojnë me faturë

Çmimet e referencës në dogana vijojnë të jenë një problematikë e pa zgjidhur për bizneset. Në forumin e biznesit me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço theksoi se tashmë se kërkesa për eliminimin apo azhurnimin e tyre është bërë klishe pasi ka vite që nuk është adresuar, por që është e domosdoshme për sipërmarrjen.
Për kreun e doganave, 96 për qind e rasteve të zhdoganimeve në dogana në 5 muajt e parë të vitit është bërë përmes faturës.
Megjithatë, çmimet e referencës nuk ishin problematika e vetme e ngritur nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Bizneset amerikane kanë adresuar shqetësime edhe sa i takon sistemit tatimor në vend.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.