Biznesi i vogël në TVSH – DPT: Nga 1 prilli janë trajnuar 1959 subjekte

1959 subjekte kanë marrë pjesë në sesionin e trajnimeve të biznesit të vogël që po zhvillohen në rang vendi që nga data 1 prill 2018. Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që nga fillimi i marsit e deri më tani, specialistët e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve kanë vizituar 2764 biznese të vogla.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe këndet e Asistencës kanë ofruar informacione si dhe kanë orientuar 2 367 subjekte.
Sipas DPT-së, në total janë trajnuar 7090 subjekte, një shifër kjo e cila përkon me 70% të totalit të tyre që janë njoftuar nga Administrata Tatimore për përfshirjen në skemën e TVSH-së, e cila ka nisur të zbatohet që nga 1 prilli.
Sesionet e trajnimeve, që janë 100 në total do të zgjasin deri në fund të muajit qershor.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.