Biznesi, indiferent ndaj konsultimeve – Ibrahimaj: Përsosim procesin. Ligji për të ardhurat publike, javën e ardhshme

Platforma e konsultimit publik të iniciativave të ndryshme ligjore do të riformatohet. Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ka theksuar se reagimi i biznesit apo grupeve të interesit mbi projektligjet që publikohen për konsultim është shumë i ulët.
Sa i takon draftit për tatimin mbi të ardhurat, Ibrahimaj bëri me dije se do të publikohet javën e ardhshme, për t’iu nënshtruar një procesi të gjerë konsultimesh.
Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat të cilat synojnë taksimin progresiv të profesioneve të lira por edhe disa rregullime të tjera, kanë ngjallur diskutime të shumta javët e fundit.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.