Biznesi italian në eufori – Morali prek nivelin më të lartë që prej 2007
Morali i sipërmarrësve italianë ka prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2007 tregojnë të dhënat më të fundit të institutit të statistikave në vend.
Të dhënat i referohen muajit Gusht dhe konfirmojnë trendin pozitiv të muajve të fundit.
Ky pozitivitet i biznesit, me shumë gjasa do të reflektohet edhe në ecurinë e ekonomisë së tretë më të madhe të Eurozonës gjatë muajve në vijim.
Indeksi i moralit të manifakturës u rrit kështu në 108.1 pikë gjatë Gushtit, që është edhe niveli më i lartë që prej Dhjetorit të vitit 2007.
Të dhënat e tjera të publikuara njëkohësisht nga instituti i statistikave në Itali tregojnë se, besimi i konsumatorëve ka prekur nivelin më të lartë që prej Dhjetorit të vitit të kaluar.
Por, gjithsesi, mes konsumatorëve ka një rënie të pozitivitetit. Gjatë Gushtit, indeksi ra në 110.8 pikë, nga 106.9 pikë që ishte muajin paraardhës.
Gjithsesi, ekspertët argumentojnë se, gjatë kësaj periudhe të vitit, diçka e tillë është normale.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.