Biznesi, kërkesë politikës: “Përqendroni vëmendjen te ekonomia dhe sipërmarrja”
Biznesi kërkon nga politika të kthejnë sytë nga ekonomia dhe sipërmarrja. Në një dalje për mediat, nënkryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Arben Shkodra, u kërkoi forcave politike të kthejnë vëmendjen tek ekonomia dhe tek sipërmarrja private, për të filluar menjëherë komunikimin dhe dialogun konstruktiv, me qëllim që kërkesat dhe rekomandimet tona të bëhen pjese e axhendave të tyre ekonomike.
Lidhur me një përllogaritje të dëmit mbi biznesin nga ngërçi politik, numri dy i biznesit kryeqytetas u përgjigj:
“Ende nuk ka një faturë financiare të dëmeve si pasojë e situatës politike. Por kjo pritet të reflektohet pas mbylljes së 6 mujorit të parë nga biznesi”, tha Shkodra.
Mosmarrëveshjet mes forcave politike prej muajsh kanë ndikuar negativisht në klimën e biznesit. Kjo është evidentuar si nga sipërmarrja vendase ashtu edhe ajo e huaj që ushtron aktivitetin ekonomik ne vendin tonë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.