Biznesi nuk ul qepenët – Shoqata njoftoi grevë, tregtarët: S’kemi dijeni, do e kishim mbështetur

Pavarësisht se Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm bëri thirrje për grevë të përgjithshme, të paktë janë bizneset në kryeqytet që kanë ulur qepenët. Megjithatë, të pyetur nga TV SCAN ata thonë se nuk kanë qenë në dijeni të këtij njoftimit, pasi në të kundërt do të ishin solidarizuar.
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm ka listuar 4 kërkesa për qeverisë shqiptare, që lidhen me pragun e TVSH-së, uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe naftës si dhe zëvendësimin e kasave fiskale.
Sipas të dhënave të Shoqatës, nga fillimi i vitit janë mbyllur 18 mijë biznese apo 5000 më shumë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa parashikon që deri në 3-mujorin e parë të vitit 2019 të mbyllen 30 mijë biznese.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.