Biznesi përballet me gjoba të reja – Denaj: Vendimi merret pas disa ditësh, në Tetor testohet fiskalizmi
Nga mesi i muajit Shtator, sipërmarrja do të njihet më masat e reja administrative më të cilat do të përballet në rast abuzimesh. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave ka sqaruar se deri më tani gjobat e aplikuara nuk kanë qenë të harmonizuara dhe të njëjta për subjektet.
Sa i takon projektit të fiskalizmit, me të cilin po punohet parlalelisht, Denaj theksoi se në tetor do të testohet aplikacioni i ri ku dhe do të dalin kostot përkatëse. Ndërsa për afatet, sërish u tegua e hapur për ti rishikuar.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, bashkë me Drjetorët e Tatimeve dhe të Doganave prezantuan shifrat e aksionit antiinroamlitet gjatë mujit Gusht, gjatë të cilit janë kryer mbi 4400 kontrolle dhe janë penalizuar mbi 1800 subjekte, pjesa më e madhe e të cilëve për shkak të mos lëshimit të kuponit tatimor.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.