Biznesi: S’ka ofertë për ne!
Ky vit elektoral duket se nuk po ofron asnjë ofertë ekonomike për biznesin. Fushata elektorale, e cila po zhvillohet në një klime të tensionuar politike, duket se i ka lenë jashtë vëmendjes programet elektorale. Përfaqësues të biznesit shprehen për “Vizion Plus” se as partitë politike nuk kanë një draft për të diskutuar mbi objektivat, por edhe vetë ata nuk kanë bërë propozime, pasi askush nuk i dëgjon.
Në këto kushte, kërkesat e biznesit do të fokusohen në qeverinë e pas zgjedhjeve të 18 qershorit, ku ndër kërkesat kryesore ata kanë stabilitetin politik, si një element i rëndësishëm për qetësinë që kërkojnë investitorët. Në çdo vit elektoral, partitë politike zhvillojnë takimet me grupet e interesit me qëllim mbledhjen e sugjerimeve për të hartuar programet elektorale. Por në këto zgjedhje, qytetarët do të shkojnë të votojnë për partitë, por jo për programet.
Kronika e plotë: Kliko këtu
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.