“Bjellorusa vazhdon të sjellë emigrantë” – Autoritetet Polake akuzojnë përsëri, pas vendimit për të pastruar kampet

Polonia ka akuzuar Bjellorusinë ditën e Diel se po vazhdon të transportojë emigrantë drejt kufijëve, pavarësisht pastrimit të kampeve pranë kufirit më herët gjatë Javës, ndërkohë që kryeministri i vendit ka nisur një tur në shtete baltike për të kërkuar mbështetje ndaj krizës. Europa e akuzon bjellorusinë për fluturimin e mijëra banorëve nga Lindja e Mesme dhe shtyrjen e tyre drejt Bashkimit Europian, në hakmarrje ndaj sanksioneve të vendosura vitin e kaluar.
Minsku zyrtar, që ka mohuar krijimin e krizës, ka pastruar kampin e emigrantëve pranë kufirit gjatë Javës dhe ka nisur të rikthejë disa persona në Irak, në një ndryshim të qasjes në konflikt , që është fryrë në një përballje gjigante mes Lindjes dhe Perëndimit. Megjithatë, Polonia ka bërë të ditur se Minsku vazhdon të sjellë qindra emigrantë drejt kufirit, ku 10 emigrantë mendohet se kanë vdekur prej temperaturave të ftohta. “Të Shtunën, një grup prej rreth 100 të huajve agresivë, janë sjellë tek kufiri nga Bjellorsia për të hyrë në Poloni me forcë. Shërbimet polake kanë parandaluar kalimin”- shkroi garda kufijëtare në Twitter.
Sipas autoriteteve, ka patur 208 përpjekje me forcë nga emigrantët drejt Polonisë ditën e Shtunë, sipër numrit të ditës së Premte, por shumë më pak se 501 që u përpoqën të kalojnë të Mërkurën. Lituania fqinje theksoi se 44 emigrantë janë ndaluar ditën e Shtunë, që është gjithashtu numri më i ulët në 1 javë. Dhjetra emgirantë nga Iraku, duke folur për mediat lituaneze, thanë se janë sjellë me forcë nga atje nga kamionë ushtarakë të Bjellorusisë. Kryeminsitri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki vizitoi Estoninë ditën e Diel, për të diskutuar krizën me homologen Kaja Kallas, ndërkohë që do vazhdojë udhëtimin në Lituani dhe Letoni më vonë gjatë ditës.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.