Blendi Gonxhja, kreu i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor! Zëvëndëson Arben Isarajn
Blendi Gonxhja është kreu i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Gonxhja zëvëndëson në detyrë Arben Isarajn që dha dorëheqjen pak javë më parë.
Kreu i ri i Drejtorisë së Transportit Rrugor më parë mbante detyrën e drejtorit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.