Blerje gradash, shenja e stema – Policia e Shtetit hap tenderin 69 mln lekë
Policia e Shtetit ka hapur një tender me fond limit 69,166,450 lekë për blerjen e gradave, shenjave dhe stemave për uniformën e policisë.
Konkretisht në specifikimet e tenderit në Agjencinë e Prokurimeve Publike, Policia ka nevojë për:
– 11 (njëmbëdhjetë) palë Grada të mëdha të Shërbimit. Një palë për secilin rang.
– 11 (njëmbëdhjetë) copë grada të vogla të gjoksit, Numri i Identifikimit dhe Shenja e Mbiemrit. Një palë për secilin rang
– 2 copë numri i identifikimit
– 2 copë shenja e mbiemrit.
– 6 (gjashtë) palë Grada të mëdha Ceremoniale. Një palë për secilin rang që kërkohet.
“Stema e Policisë dhe shenjat dalluese të krahut për punonjësit e Policisë së Shtetit” – 2 (dy) copë Stema të Policisë së Shtetit
– 2 (dy) copë Logo të Policisë së Shtetit
– 2 (dy) copë Shenja sipas çdo shërbimi të Policisë së Shtetit.
Të gjitha prototipet duhet të shoqërohen me vulën dhe etiketën origjinale të fabrikës ku janë prodhuar.
“Policia e Shtetit ka të drejtën që të garantojë cilësinë e produktit final nëpërmjet mekanizmit të kontrollit të cilësisë gjatë prodhimit. Kontrolli i cilësisë kryhet nga grupi i kontrollit të cilësisë, i përbërë nga specialistë të fushës, sipas një programi të autorizuar nga Policia e Shtetit. Grupi i kontrollit të cilësisë ka të drejtën të kontrollojë dhe të ndjekë procesin e prodhimit pranë fabrikave që do të prodhojnë artikujt”.
Prodhuesit janë të detyruar që t’i zbatojnë të gjitha specifikimet teknike të këtij
dokumenti.
Sipas nenit 51 të ligjit 108/2014 datë 31.07.2014 ―Për Policinë e Shtetit‖ dhe VKM nr. 512 datë
04.09.2018 gradat e Policisë së Shtetit, sipas rendit hierarkik rritës, emërtohen si më poshtë:
- INSPEKTOR
- INSPEKTOR I DYTË
- INSPEKTOR I PARË
- NENKOMISAR
- KOMISAR
- KRYEKOMISAR
- DREJTUES
- DREJTUES I PARË
- DREJTUES I LARTË
- DREJTUES MADHOR
>Shenjë shërbimi për kursantë/studentë.
Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është 14 dhjetor 2018.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.