Blerjet e borxhit nga BQE – Prekin nivelin më të ulët që prej prezantimit të skemës gjatë Gushtit
Banka Qendrore Europiane ka reduktuar blerjen e borxhit në muajin Gusht në nivelin më të ulët që kur u prezantua skema në vitin 2015, ndërkohë që volumi i emetimeve në tregjet financiar ka qenë i ulët gjatë Verës. Institucioni në Frankfurt ka premtuar se do të reduktojë programin e blerjes në treg të hapur dhe planifikon ta ndalojë në muajin Dhjetor, ndërkohë që inflacioni në Eurozonë po i afrohet objektivit.
Banka Qendrore Europiane bleu vetëm 24.8 miliardë euro borxh në muajin Gusht, ku shumica e shitësve në Europë kishin marrë pushimet e Verës. Kjo është sasia më e ulët që kur programi nisi në Mars të vitit 2015. Borxhi i sektorit privat, që përfshin titujt e korporatave dhe aktivet e mbështetura me letra me vlerë, zuri 9% të totalit, krahasuar me një segment prej 16% -30% në 7 muajt e kaluar.
Blerjet e borxhit korporativ arritën në vetëm 1.5 miliardë euro, ndërsa zotërimet e aktiveve të mbështetura me letra me vlerë u tkurrën me gjysmë miliardë. Ndër titujt e emetuara nga sektori publik, BQE bleu 6% më shumë borxh spanjoll dhe 1% tituj gjermanë. Blerjet në Itali dhe Francë ishin poshtë niveleve të caktuara, ndërsa Greqia nuk ka qenë asnjëherë pjesë e programit, për shkak të vlerësimit të ulët të kreditit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.