“Bletërritësit, të financohen për njësi prodhimi” – Malutaj: Bletaria rëndësi jetike, të rritet mbështetja dhe të shmangen abuzimet

Bletërritësit kërkojnë që të rritet masa e subvencionit në këtë sektor, pasi ka rëndësi jetike për vendin dhe ekonominë.
Në një intervistë për TV SCAN, doktor Vitor Malutaj, Kryetar i Federatës së Bletërritësve të Shqipërisë shprehet se ndryshe nga skema aktuale, duhet të jepet mbështetje direkte në prodhim.
Sipas tij, skema e subvencioneve është kufizuese dhe ka abuzime, gjë që nuk sjell përfitimin e duhur për bletërritësit.
Në total në vendin tonë janë afro 8200 familje që merren me rritjen e bletëve, ndër ta janë profesionistë të cilët e kanë biznes, por edhe individë që e zhvillojnë këtë aktivitet për hobi. Ndërsa vlera kapitale e gjithë sektorit llogaritet në afro 72 milionë euro.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.