Bllokimet e AKU, reagon Peleshi: Po goditen me sukses “operatorë” ushqimesh që nuk e kanë marrë seriozisht apelin tonë
Pas publikimit të njoftimit për bllokimin nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të një sasie prej 11.6 ton birre të një marke të njohur, ka reaguar ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.
“AKU po godet me shumë sukses “operatorë” ushqimesh që nuk e kanë marrë seriozisht apelin tonë për një fazë të re të sigurisë ushqimore në vend” shkruan Peleshi në një postim në rrjetet sociale. . më tej, ministri shkruan se ka vetëm një rrugë për të shpëtuar nga sanksionet e forta në rast shkeljesh: “Respektimi pa neglizhencë i standarteve është rruga”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.