Bllokimi i projekteve rrugore – Balluku: Do ngrihet Agjencia e Shpronësimeve, trajtim i drejtë për pronarët
Bllokimi i shumë projekteve infrastrukturore për shkak të problemeve me shpronësimet e pronarëve pritet të adresohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar me drejtorët e agjencive në varësi, ministrja Belinda Balluku tha se do të ngrihet Agjencia e Shpronësimeve për Interes Publik, një institucion që sipas saj do të mundësojë zhvillimin e projekteve e nga ana tjetër pagesën e drejtë e në kohë të pronarëve që preken prej tyre.
Ndërkaq, drejtoresha e Autoriteti Rrugor Shqiptar, Sonila Qato bëri me dije ecurinë e punimeve në disa prej kantierëve të hapur.
Balluku paralajmëroi dhe hartimin e një strategjie të re të linjave të transportit ndërqytetës, duke u fokusuar te rishikimi i tyre në funksion të zhvillimit të turizmit, një kërkesë e ardhur nga turistët e huaj.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.