‘Blloko të gjitha përgjigjet’ – Pse Twitter po teston këtë funksion të ri?!
Twitter ka thënë se do të testojë karakteristika të reja që lejojnë përdoruesit të kontrollojnë kush mund t’i përgjigjet postimeve të tyre, ose t’i bllokojë përgjigjet tërësisht. “Ne duam t’i ndihmojmë njerëzit të ndjehen të sigurt duke marrë pjesë në bisedën në Twitter”, tha kompania.
Masa vjen pasi kompanitë e mediave sociale janë nën presion në rritje për të luftuar të ashtuquajturin “bullizëm në internet”. Firma ka lëshuar tashmë një funksion të ri i cili lejon përdoruesit e saj të fshehin përgjigjet në tweet-et e tyre.
Twitter zbuloi detaje të eksperimentit gjatë një prezantimi në eventin vjetor Ces, në Las Vegas. Karakteristikat e reja, që do të testohen në fillim të këtij viti, do t’i lejojnë përdoruesit të zgjedhin katër pajisje të ndryshme për përgjigje:
-Global – lejoni këdo që të përgjigjet
-Group – lejoni përgjigje nga njerëzit që përdoruesi ndjek ose përmendur
-Panel – lejoni përgjigje nga njerëzit e përmendur
-Statement – mos lejo asnjë përgjigje
Kompanitë e mediave sociale po përballen me një kontroll të ashpër mbi mënyrën se si po merren me ngacmimet dhe bullizmin online, gjë që ka çuar firmat dhe qeveritë të prezantojnë masa për të zgjidhur çështjen.
Në vitin 2018, shefi ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey premtoi të rrisë “shëndetin” e bisedës publike. Në fund të vitit të kaluar, firma lëshoi një funksion të ri që lejon përdoruesit të fshehin përgjigje të caktuara në tweet-et e tyre, si pjesë e përpjekjeve të saja për të trajtuar sjelljet abuzive. (BBC)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.