Bllokohen dy pika karburanti – Cilësia, Abrija: Gjobë nga 1.5 mln lekë. Balluku: S’do ketë asnjë tolerim
Dy pika karburantesh në Tiranë e Kamëz janë bllokuar nga Inspektorati Shtetëror Teknik e Industrial për shkak të cilësisë së karburantit që tregtonin, ndërkohë që ndaj tyre është vendosur edhe masa administrative në masën e 1.5 mln lekëve.
Ndërkaq, sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kontrollet do të jenë të vazhdueshme, ndërsa iu kërkoi të gjithë subjekteve të zabtojnë rregullat dhe legjislacionin në fuqi pasi nuk do të ketë asnjë tolerim.
Balluku foli edhe për naftën e bllokuar pak kohë më parë në rafinerinë e Ballshit, e cila është rikthyer në përpunim, ndërkohë që para se të hidhet në treg ajo do t’i nënshtrohet edhe një kontrolli tjetër në laboratorët e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.