Bllokohet 27 ton miell gruri në doganë, AKU: Dokumentat nuk garantojnë cilësinë dhe sigurinë e produktit
Një ngarkesë prej 27 tonë miell gruri me origjine greke është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Arsyeja e bllokimit ishte mungesa e dokumentit që konfirmonte sigurinë e produktit. Fleta e analizës jo vetëm që nuk binte në përputhje me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit por dhe nuk vërtetohej se kjo flete analize ishte e thasëve të miellit të grurit dhe aq më pak të garantohej cilësia dhe siguria e produktit në fjalë.
Subjekti i parregullt u konstatua nga trupa inspektuese e Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjatë kontrollit të ushtruar në pikën doganore Kakavijë.
Menjëherë pas kësaj AKU, bazuar dhe në legjislacionin në fuqi, bëri bllokimin e ngarkesës si edhe kthimin e saj në origjinë.
Gjithashtu, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para (shtazore apo jo-shtazore),dhe duke marrë nga furnitorët produkte me etikë shoqëruar më dokumentin fiskal dhe veterinar. Kjo bëhet për qëllim të garantimit të sigurisë ushqimore.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.