Bllokohet përkohësisht aksi bypass-Qafë Murrizë – Informacionet e nevojshme për drejtuesit e mjeteve!
Nisur nga situata meteorologjike ku qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura të dëborës, Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, për shkak të reshjeve, se ky aks rrugor do të jetë i bllokuar përkohësisht deri në pastrimin total nga firma kontraktore.
Policia e Shtetit apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin rrugorë Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik dhe se shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.
Sipas informacionit akset rrugore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos janë të kalueshme por drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.