Blloqet e lira të naftës – Dështojnë sërish 5 dhe Panaja, rihidhen për interes

Qeveria ka rihedhur edhe një herë për interes blloqet e lira të naftës por këtë herë janë më shumë sesa një apo dy pre tyre. Në hartën e rifreskuar në fund të janarit 2017 Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës qartëson edhe panoramën.
Sipas kësaj harte vazhdojnë negociatat për Dumrenë dhe Bllokun 4 me kompanitë e interesuara respektivisht Shell dhe Delek Grup ndërkohë që për të disatën herë interesi për Bllokun 5 dhe bllokun Panaja është zero.
Këto të fundit sëbashku me Blloqet e tjera të lira që llogariten të jenë 11 janë të lira për interesin e investitorëve.
Ajo që ka dekurajuar shprehjen e interesit sipas ekspertëve por edhe institucioneve kanë qenë çmimet e ulëta të arit të zi në tregjet globale duke i tkurrur planet e investimeve jo vetëm të aktorëve mesatarë por edhe gjigandëve të kësaj industrie.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka deklaruar se tashmë në vazhdim do të ndjekë një politikë të ndryshme nga ajo e mëparshme duke lënë të hapur mundësinë e shprehjes së interesit nga investitorët në çdo kohë.
Nertila Maho/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.