Bloomberg përballë Trump? – Zyrtarizohet si demokrat, hedh hapin e parë drejt presidencialeve
Ish-kryetari i Bashkisë së New York-ut, dikur republikan, Michael Bloomberg, duket se ka ndryshuar kah politik. Këtë e ka deklaruar vetë ai.
“Sot jam ri-regjistruar si demokrat”-deklaroi ai. 76-vjeçari u përfol gjerësisht si kandidaturë edhe në zgjedhjet e vitit të kaluar, por mesa duket 2020 do të jetë viti i së vërtetës.
Në 2016 ai nuk kandidoi si i pavarur, i bindur se zgjedhjet mund të fitohen vetëm nga një kandidat i një prej 2 partive kryesore. Bloomberg vlerësohet gjerësisht si një kandidaturë mjaft e fortë për të marrë frerët e Shtëpisë së Bardhë.
Vendimi i tij shihet si hapi i parë drejt zyratarizimit të kandidaturës për presiencialet e 2020-ës. Në rast se do të ishte kështu, atëherë duket se Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme do të ketë pikërisht Michael Bloomber rival, një njeri i cili po ashtu vjen nga bota e sipërmarrjes.
Bloomberg ka qenë një politikan i pavarur që prej vitit 2007 kur dorëzoi anëtarësimin e tij si republikan. Ai është edhe themeluesi si dhe zotëruesi i medias prestigjioze që mban të njëjtin emër.
Bloomberg mësohet se ka financuar 80 milionë dollarë në fushatën e demokratëve për zgjedhjet e mes mandatit që mbahen në Nëntor.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.