“Blue Origin” i Jeff Bezos kërkon që pushimet e radhës t’i kaloni në hapësirë

Cila është ideja e të paguarit për një udhëtim në hapësirë nëse nuk mund të shijoni pamjen? Kjo është arsyeja pse Blue Origin ka ridizajnuar kapsulën e ekuipazhit duke i vendosur dritare gjigande.
Sipas kompanisë ato janë më të mëdha në hapësirë dhe do të hyjnë shumë në punë kur të nisë dërgimi i turistëve jashtë atmosferës së Tokës në fillim të vitit 2019. Data do të jeta kjo, duke marrë parasysh se kompania nuk do ta shtyjë më planin e saj.
Dërgimi i civilëve në hapësirë është me rëndësi të madhe, por nuk janë synimi i vetëm i Blue Origin. Brenda disa vitesh, kompania planifikon të ketë raketa të mëdha, të cilat do të konkurrojnë me SpaceX për misione orbitale.
Blue Origin ka bërë shumë progres, duke testuar me sukses motorë të rinj me oksigjen të lëngshëm dhe metan. Avantazhi parësor i raketa që përdorin karburant të tillë është se janë më eficiente, më të lehta për t’u kontrolluar dhe mund të ripërdoren.
Por dërgimi i astronautëve dhe furnizimeve në orbitë do të kërkojnë ende progres madhor teknologjik.
Firma me kapital privat u krijua nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, i cili është edhe njeriu më i pasur në botë. Emri i kompanisë i referohet planetit Tokë, si pika e origjinës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.