Bojkot reformës zgjedhore?! – Basha: Jemi pro, sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR
Opozita është pro reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Kështu u shpreh kryetari i opozitës Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët në lidhje me situatën politike dhe kriminale në vend.
Më tej kryetari Basha u shpreh se opozita vijon të kërkojë me ngulm Vetingun në politikë.
Referuar situatës së rendit në vend, kreu demokrat u shpreh se krimi nuk po kontrollon vetem politikën por edhe ekonominë në vend.
Ndër të tjera kryetari Basha nuk pranon se opozita po bojkoton parlamentin, madje siaps tij PD ka qenë më aktive se vetë qeveria sa i përket propozimit të ligjeve.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.