Bojkotimi i buxhetit nga opozita – Vasili: Dokumenti nuk është firmosur nga Kryeministri
Dokumenti kryesor financiar i shtetit që është ligji “për buxhetin e shtetit”, nuk është firmosur nga Kryeministri, kështu që opozita nuk mund të diskutojë për të.
Ky ka qenë reagimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili e ka bërë këtë deklaratë pas bojkotimit që i bëri opozita prezantimit të draft buxhetit në konferencën e Kryetarëve.
Sipas Vasilit, ky është një moment i vështirë për qytetarët shqiptarë, pasi ata janë braktisur nga vetë qeveria.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.